Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të
herë pas herëshme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të vendit
tonë. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjell shpeshtim të vranësirave në
zonat veriore-verilindore aty ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu,
NDERSA pjesa tjetër e shqipërisë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe
vranësirave kalimtare.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht lehtë në mëngjes por mbeten kostante në
mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-
Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në
territorin e Kosovës. Por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe
afatshkurtra shiu, ku në zonat të izluara të ketë dhe ministuhi lokale brreshëri.
Mbrëmja përmirëson motin. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes
por ulen lehtë në mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 12 në 26°C. Era do
të fryjë e lehtë nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
MV do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, KU
kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominuese duke filluar nga orët
e para të ditës. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin zhvillim të
vranësirave dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore të saj./dritare.net