Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin, kushte të cilat mbeten prezente deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të dendura por sërisht vendi rrezikohet vetëm nga ndonjë shi afatshkurtër dhe kryesisht në zona të izoluar në Lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie prej 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke ulur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori nga 7°C në 24°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në bregdet ndërsa disi më e fortë paraqitet era në hapësirat detare të Jonit ku pritet shpejtësia prej 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor gjatë gjithë ditës DUKE ruajtur në brigjet detare dallgëzimin 3 – 4 ballë.
Kosova
VIJOJNË kthjellimet e alternuara nga vranësira të herë pas hershme në të gjithë Kosovën. Vranësirat SHTOHEN pas mesditës dhe në orët vijuese POR sërisht mundësia për shi paraqitet vetëm në zona të izoluara DHE vetëm në momente të shkurtra kohore. Temperaturat do të shënojnë një rënie me 2 gradë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës DUKE bërë që vlerat ditore në Kosovë të variojnë nga 7 në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe shpesh-herë deri mesatare, me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Mbetet MV në të njëjtën tablo sinoptike KU kthjellimet ndërpriten shpesh herë me vranësira të dukshme. Më të shpeshta vranëisrat gjatë mesditës dhe pasdites POR sërisht KRIJOHET mundësia vetëm për ndonjë shi të izoluar dhe në sasi të pakët./dritare.net