*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: DERI në mesditë VIJON mot me vranësira të dendura dhe
kthjellime të pakta, KU herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët. NDERSA
mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe
në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën
tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale,
duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke
gjeneruar në det dallgëzim 4 -5 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet e motitt
në territorin e kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës
sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke gjenerura shira të dobët në zonat
jugperëndimore dhe jugore, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe
vranësira të herë pas herëshme. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe
mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 6 në 22°C. Era të fryjë kryesisht e
mesatare dhe rrallë-herë e fortë nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Moti në territorin e MV do të paraqitet kryesisht në ndikimin e kthjellimeve dhe
vranësirave të lehta, KU më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat kufitare
me territorin shqiptar ku edhe krijohet mundësia për reshje të pakta./dritare.net