*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët
dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, ku me të dukshme reshjet do
jenë në gjysmën lindore. Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me
kthjellime reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës KUR moti kthjellohet
fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do
të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës
duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C.
Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë n det me shpejtësi 60-65 km/h
kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5
ballë.
Kosova
Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat pësojnë
zhvillim duke rrezikuar shira të pa përfillshëm . Parashikohet që pasditja dhe
mbrëmja të përmirësojnë kushtet atmosferike duke larguar vranësirat
përkohësisht. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm
nëmesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 10 në 19°C. Era të fryjë kryesisht
e mesatare nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit
gjatë paradites në MV. POR duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të
dukshme në zonat perëndimore dhe me pas në të gjithë vendin duke rrezikuar
shira të paktët dhe të izoluar. Por mbrëmja sërisht përmirëson motin./dritare.net