Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e masave ajrore
veriperëndimore duke ndiktuar në vendin tonë mot të kthjellët. Por pjesa e
dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithë shqipërinë, KU më të
dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata
parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur
ditore nga 8°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare por herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 65-
70 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim
mbi 5 ballë.
Kosova
Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës, por pasditja
sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat perëndimore dhe Veriore por pa
rrezikuar shira. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të
pandryshuara në mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 9 në 24°C. Era do
të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë nga drejtimi Verior -Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në territorin e MV.
Parashikohet edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të
gjithë MV./dritare.net