Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti do të mbetet me alternime
kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta do të jenë në gjysmën
lindore të shqipërisë. Por pas mesditës vranësirat zhvillohen në një pjesë të
mirë të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas-here në formë
rrebeshi, ndërsa orët mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera të
pandryshuara duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësi 55
km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Mbetet moti i kthjellët gjatë paradites dhe mbrëmjes por situata e kushteve
atmosferike ndryshon pas mesditës kur vranësirat zhvillohen duke gjeneruar
sërisht rrebeshe të izoluar shiu. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten
në mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 7 në 21°C. Era të fryjë mesatare
nga drejtimi Verior-Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë MV gjatë paradites dhe
mbrëmjes. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin vranësira të shpeshta dhe
rrebeshe shiu, ku më të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore të MV./dritare.net