Mot i nxehtë në të gjithë vendin, ja sa shkojnë temperaturat!
E Mërkurë 22 Qershor 2022, 07:07
Dritare.net
Vendi ditën e mërkurë do të ndikohet nga kalimi i masave të nxehta të ajrit.
Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga orë të gjata me diell dhe vranësira në pjesën verilindore të vendit.
Në zonën e alpeve në mesditë shi i izoluar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 17 deri 31°C
në zona e ulëta 19 deri 36°C
në zona bregdetare 20 deri 33°C/M.T/dritare.net