
Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se për shkak ë motit të keq janë anuluar lundrimet e trageteve drejt Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e nesërm.
“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024). Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















