Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë. Fshati turistik, Dardha është nën petkun e dëborës.
Sipas informacioneve reshjet janë në Bigëll, në pikën më të lartë të këtij fshati turistik por deri tani nuk ka probleme sa i përket qarkullimit.
Reshje dëbore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullores pika më e lartë e segmentit Shtyllë- Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë reshjet e shiut./K.C/dritare.net