Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik mbi
Adriatikun verior me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit.
Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të DOMINOJNE
në zonat malore, POR me kthjellime mbetet bregdeti. Pasditja sjellë sërisht
zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
POR mbrëmja sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar
vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, KU më të
shpeshta vranësirat do të jenë në zonat jugore duke sjell gjatë mesditës reshje
shiu. Po ashtu pasditja vijon me reshje shiu në të gjithë kosovën edhe pse në
sasi të paktë. POR orët e mbrëmjes dhe natës përmirësojnë motin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë DUKE
luhatur dy vlerat ditore nga 9 në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga
drejtimi Verior-Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të paqëndrushme që kanë përfshirë gjithë europën juglindore do
të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Për pasojë: deri në mesditë moti mbetet
me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Por pasditja zhvillon
vranësirat duke gjeneruar rrebeshe shiu. Mbrëmja sjellë pauz të reshjeve./dritare.net