Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë./M.T/dritare.net