Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për javën, si do të luhaten temperaturat!

Këtë javë pritet që vendi ynë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku kjo e hënë nisi me mot të kthjellët.

Sipas parashikimit nga SHMU, dita e martë do të nisë me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen në të gjithë territorin. Në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave. Në ditët në vijim priten vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës në veriperëndim reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Edhe dita e enjte dhe e premte do të këtë mot me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek kryesisht ditën e martë.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë./M.K-dritare.net

Parashikimi i motit për javën, si do të luhaten temperaturat!