Në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i kthjellët ndërsa orët e mesditës e pasdites, sjellin vranësira kalimtare në veri dhe zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke bërë që termometri të luhatet nga 16°C në mbi 39°C.
Era do të fryjë e lehtë në mëngjes e mbrëmje por mesatare dhe rrallë herë e fortë gjatë mesditës e pasdite; era do të fryjë nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim rreth 3 ballë në brigjet detare./M.M-dritare.net