Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit sot!

Parashikimi i motit sot!

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke rrezikuar shira të pakët gjatë mesditës.

Por, sipas Meteoalb, pas mesditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./M.M-dritare.net