Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit sot!

Parashikimi i motit sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Edhe te henen, vendi ynë MBETET në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndërsa bregdeti Shqipëtar parashikohet të
jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike. Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një renie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga
drejtimi Perëndimor - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita pritet ti shtojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje në një pjesë të mirë të vendit. Ndersa, pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht
kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Parashikohet që orët vijuese ti shtojnë vranësirat në territor, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri të MV duke krijuar mundësi për ndonjë
rrebesh të izoluara./M.M-dritare.net