Sot Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të dendura në orët e mbrëmjes.
Për shkak të temperaturave të ulëta, në zonat malore pritet prani e akullit përgjatë akseve rrugore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare dhe përgjatë bregdetit do të jetë e vrullshme. Valëzimi në dete do të jetë i forcës tre ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 8°C, në zona e ulëta 3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 4 deri 16°C./M.M-dritare.net