
Fundjava pritet të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pas disa ditësh me luhatje të lehta temperaturash, kushtet atmosferike do të stabilizohen, duke sjellë diell dhe temperatura tipike për mesin e tetorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me ndonjë vranësirë të lehtë kalimtare në zonat malore gjatë pasdites. Temperaturat do të variojnë nga 7 gradë në orët e para të mëngjesit, deri në 25 gradë gjatë mesditës.
E diela do të vijojë me kushte të ngjashme, megjithëse pritet që në orët e pasdites të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht në veri dhe në qendër të vendit. Temperaturat do të mbeten të ngjashme me një ditë më parë, me maksimumet rreth 25 gradë celsius dhe minimumet rreth 8 gradë.
Në tërësi, fundjava do të jetë ideale për udhëtime, shëtitje në natyrë apo aktivitete në ambiente të hapura. Nuk parashikohen reshje, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi./K.C/dritare.net