Rënie temperaturash dhe reshje shiu? Ja si do të jetë moti këtë javë!
Dritare.net
Java në vendin tonë ka nisur me kthjellime dhe alternime vranësirash ndërsa në mesjavë pritet që situata të ndryshojë. Mesdita e së mërkurës do të sjellë reshje shiu fillimisht në zonat veriore gradualisht do të përfshijë të gjithë vendin.
Sipas sinoptikanes, Adiola Bami, gjatë ditës së mërkurë priten rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit tonë. Ndërsa, e enjtja do të sjellë rrebeshe afatshkurta shiu thuajse në të gjithë vendin.
Dita e premte dhe fundjava do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke na rikthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë kësaj fillim jave ndërsa vlerat termike do të shënojnë deri në 37 gradë Celsius. Mesjava tjetër do të sjellë një rënie me dy gradë, që do të vijojë deri në ditën e enjte duke bërë që termometri të zbresë deri në 33 gradë Celsius.
E premtja dhe fundjava do të sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike. Për sa i përket parametrit të erës, herë pas here do të jetë e fortë, jo vetëm në det të hapur por edhe në ultësirën perëndimore./M.M-dritare.net