Rrezik nga përmbytjet? Çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes!
E Premte 22 Nëntor 2024, 18:06
Dritare.net
Duket se pas motit të keq, stuhive të erës, situata po shkon drejt normalizimit në vend. Ministria e Mbrojtjes thotë se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike./K.C/dritare.net