Temperaturat arrijnë vlerat më të larta. Ja si parashikohet moti sot!
E Diel 5 Qershor 2022, 08:08
Dritare.net
Vendi ynë sot do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, të cilat do të sjellin temperatura shumë të larta.
Pjesa më e madhe e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por parashikohet që në pasdite të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë mëngjesit dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13 deri në 37 gardë.
Era do të fryjë e lehtë, mesatare në det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë./Xh.Xh/dritare.net