Temperatura deri në 38 gradë. Ja si parashikohet moti sot!
E Martë 2 Gusht 2022, 07:07
Dritare.net
Edhe këtë të martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e orëve me diell në thuajse gjithë territorin.
Parashikohet që herë pas here në zonat e thella malore veriore dhe Juglindore të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave në orët e pasdites.
Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e para të mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë./Xh.Xh/dritare.net