Temperatura deri në 38 gradë. Ja si parashikohet moti sot!
E Premte 5 Gusht 2022, 07:07
Dritare.net
Këtë të premte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Në jug e juglindje vranësirat parashikohen në zhvillim gjatë mesditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë. Në mesditë hera-herës e vrullshme në bregdet dhe lugina.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 16 deri 32°C, në zona e ulëta 19 deri 38°C, në zona bregdetare 20 deri 37°C./Xh.Xh/dritare.net