Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira
të herë pas hershme në zonat malore, POR zona e ulët dhe kryesisht ultësira
perëndimore MBETEN me kthjellime. Mesdita dhe pasditja VIJOJNE me
kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar
rrebeshe afat-shkurtër. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h,
nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Mbetet edhe dita e diel me mot të paqëndrueshëm, pasi kthjellimet dhe
vranësirat kalimtare dominojnë paraditen dhe mbrëmjen, POR mesdita sjellë
shpeshtim të vranësirave dhe reshje të izoluara shiu në një pjesë të mirë të
Kosovës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë DUKE u
luhatur nga 10°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga
drejtimi Verior-Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët do të dominojë në MV deri pasdite kur vranësirat do të përfshijnë
gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte
atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer kthjellimet./dritare.net