3 të vdekur dhe 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, sot!
E Premte 25 Shtator 2020, 16:04
Dritare.net
3 persona kanë humbur jetën dhe 124 raste të reja me koronavirus janë shënuar ditën e soitme në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i të shëruarve në 24 orë te fundit është 70 persona.
Që nga nisja e pandemisë, në vendin tonë janë shënuar:
Testime totale 83911
Raste pozitive 13045
Raste të shëruara 7309
Raste Aktive 5363
Humbje jete 373 / I.M-Dritare.net