Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzohen se mbytën me litar Renis Dobrën, gjykata merr vendimin për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokajn!

Akuzohen se mbytën me litar Renis Dobrën, gjykata merr vendimin

Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, krim i kryer mbrëmjen e 8 Korrikut në Madhesh të Ulzës, kanë dalë sot para togave të zeza.

Seanca gjyqësore nisi në orën 09:00 në Gjykatën e Dibrës dhe në përfundim togat e zeza iu komunikuan masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë janë ende në kërkim dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.



Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Janë pamjet filmike, si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.


Fatjon Bushgjokaj ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa.

Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku. 55-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.