Alban Daci: 7 korriku protestë militantësh. Berisha nuk ka shanse të rrëzojë Ramën!
Dritare.net
Në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte i ftuar gazetari Alban Daci për të folur lidhur me protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik dhe si e shikonte qëllimin, pjesëmarrjen dhe mundësitë reale të grupit të Berishës për të marrë pushtetin.
Daci tha se kjo ishte veç një protestë militantësh dhe Berisha nuk shqetësohej për shqiptarët por për suksesin e tij politik. Ai u shpreh se nuk shikonte asnjë mundësi që Berisha të plotësonte pretendimin e rrëzimit nga pushteti të Edi Ramës.
“Kjo protestë ka si qëllim suksesin personal të Sali Berishës dhe rikthimin në pushtet të disa individëve që kemi shumë vite që i provojmë si janë dhe 7 korriku nuk është një kauzë për shqiptarët. Protesta e 7 korrikut do te jetë një protestë minimale militantësh e cila nuk do sjellë asnjë gjë të re dhe shtresa më e madhe e shoqërisë civile dhe intelektualëve do e bojkotojnë këtë protestë sepse janë të bindur që kjo protestë është thejshte për çështje pushteti dhe jo për kauza që do u vlejnë. Berisha kërkon të marrë pushtetin dhe të rrëzojë Ramën por sa reale janë këto pretendime dhe sa mundësi ka Berisha për ta plotësuar këtë. Ka zero mundësi sepse PD ka një mungesë të theksuar identiteti të sajën. Si mund të pretendojë një forcë politike si PD që nuk njeh vendimet e Gjykatave që nesër të jetë një model qeverisës ndryshe nga ajo që kemi njohur në të kaluarën. Nëse nuk merr pjesë në protestë s’dmth që je me Ramën, por që nuk je me Berishën dhe grupin e tij”, tha Daci./M.K/dritare.net