Albin Kurti pas votimit: Sot ditë e bardhë dhe e ndritshme, si e ardhmja jonë
E Diel 14 Shkurt 2021, 11:11
Dritare.net
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka votuar. Pasi hodhi votën në kutinë e votimit, në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se, e sotmja është ditë e bardhë, ashtu siç do të jetë ardhmja.
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë.”,- tha Kurti./K.C/dritare.net