Amerika kundër OBSH/ Miraton përdorimin e remdesivir për të trajtuar kovidin
Dritare.net
Autoritetet amerikane kanë miratuar përdorimin e ilaçit antiviral remdesivir, për të trajtuar pacientët me Covid-19 në spitale. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se Veklury (emri i markës së ilaçit), shkurton kohën e rikuperimit të pacientëve mesatarisht me pesë ditë.
"Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e FDA," tha FDA në një deklaratë.
Por sugjerimet e FDA-së, bien ndesh me ato të OBSH-së. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesivir kishte pak ose aspak efekt te pacientët me koronavirus, informon dritare.net.
OBSH tha që kjo ishte bazuar në studimin e tij - por prodhuesi i ilaçit Gilead hodhi poshtë gjetjet e provës.
Remdesivir ishte autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA. Ky është një ilaç me të cilin është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Çfarë tha FDA?
Në deklaratë, thuhet se ilaçi u aprovua të entjen për përdorim te pacientët me kovid që nga mosha 12 vjeç dhe me peshë të paktën 40 kilogramë, informon dritare.net.
"Ky miratim vjen pas provave të shumta klinike që agjencia i ka vlerësuar në mënyrë rigoroze dhe përfaqëson një moment të rëndësishëm shkencor në pandeminë Covid-19," tha Komisioneri i FDA Stephen Hahn. Analiza u mbështet te tre prova klinike të rastësishme, me pacientë që vuanin simtoma të bura dhe të rënda dhe merrnin shërbim në spital.
Një nga studimet tregoi se "koha mesatare e shërimit nga Covid-19 ishte 10 ditë për grupin Veklury krahasuar me 15 ditë për grupin placebo".
Po studimi i OBSH-së çfarë thotë për këtë trajtim!
OBSH testoi efektet e katër trajtimeve të mundshme - remdesivir, hidroksiklorokinë, interferonin dhe kombinimin e ilaçeve HIV të lopinavir dhe ritonavir.
Dexamethasone, një steroid me kosto të ulët tani i përdorur gjerësisht te pacientët Covid në kujdes intensiv në Britani, nuk u përfshi në këtë studim.
Të katër ilaçet u testuan te 11,266 pacientë të rritur në 500 spitale.
Rezultatet sugjeruan që asnjë nga këto trajtime nuk kishte një efekt thelbësor për të trajtuar virusin Sars-Cov-2, tha OBSH./L.F-dritare.net