Ashensorët prej qelqi, një eksperiencë drithëruese në Nju Jork!
Dritare.net
Keni menduar ndonjëherë se si do të ndjeheshe në një ashensor qelqi në një prej rrokaqiejve më të lartë të Nju Jorkut? Epo, vizitorët së shpejti do të jenë në gjendje ta përjetojnë këtë eksperiencë falë Summit One Vanderbilt, një atraksion i ri që do të hapet në kullën One Vanderbilt të Manhattanit tetorin e këtij viti.
Ngjitja, një ashensor i mbyllur i gjithë prej xhami, do të kalojë 1,210 do të ofrojë pamje drithëruese të qytetit. Summit One Vanderbilt do të përmbajë një kafene me emrin Après, një bar tarracash dhe një sërë opsionesh të tjera.
"Ne kemi krijuar një destinacion që ofron një përvojë interaktive që do të mbahet mend për gjithë jetën" tha në një deklaratë Marc Holliday, kryetari dhe CEO i SL Green.
Lajmi vjen pak kohë pasi kryebashkiaku i New York Bill de Blasio njoftoi një fushatë turistike prej 30 milion dollarësh për qytetin, pasi numri i vizitorëve ra nga 66.6 milion në 2019 në 22.3 milion në 2020 për shkak të pandemisë Covid-19./L.F-dritare.net