
Atë Zeqirin vetëm po nuk e kapëm! Gazetari zbulon mesazhin kërcënues ndaj dajës së Shabanit!
Dritare.net
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga analisti Flogert Muça gjatë emisionit “Dekalog” me Roland Qafokun në Dritare TV, ku ai zbuloi se Zeqir Kordhoni, daja i bashkëthemeluesit të Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar për të lënë mandatin e deputetit.
“Zeqir Daja është kërcënuar që të dorëzojë mandatin. Nuk është një vendim i lirë, por një akt i imponuar,” deklaroi Muça, pa përmendur konkretisht se nga kush ka ardhur ky presion, por duke nënkuptuar se pas këtij zhvillimi qëndrojnë interesa politike të brendshme.
Sipas Muçës, rasti i tij ngre shqetësime serioze për demokracinë e brendshme në radhët e forcave politike të reja dhe për mënyrën sesi trajtohen përfaqësuesit e zgjedhur. Ai theksoi se çdo akt dorëheqjeje duhet të jetë i lirë dhe i bazuar në bindje personale, jo si rezultat presionesh apo kërcënimesh të fshehta.
Daja i Endri Shabanit nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, duke qenë se pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.
Kreu i Shqipëria Bëhet bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i "Shqipëria Bëhet" i kërcënoi fëmijët. Në listën e hapur, Lapaj mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla./L.F-dritare.net

















