Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi pranon humbjen e thellë në Fier. Ja mesazhi!

Bardhi pranon humbjen e thellë në Fier. Ja mesazhi!

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Fierit dhe PS-ja ka shpallur zyrtarisht fitoren në këtë zonë. Partia Socialiste (PS) ka arritur një fitore të thellë, duke siguruar 12 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike (PD) ka marrë vetëm 4 mandate. Kjo përfaqëson një humbje të konsiderueshme për PD-në, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte 7 mandate në këtë qark. Për humbjen e thellë ka shkruar në Facebook edhe kandidati i Berishës në këtë qark, Gazment Bardhi. Bardhi pranon humbjen e PD-së dhe shkruan:

"Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!", shkruan Bardhi./K.C/dritare.net