Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha pritet me protestë nga mbështetësit e Berishës në Durrës: Turp, je i shitur!

Basha pritet me protestë nga mbështetësit e Berishës në

Pasditen e sotme kryedemokrati Basha është në Durrës në kuadër të turit të bashkëbisedimit me demokratët. Ashtu si në turet në qytetet e tjera, edhe sonte është pritur me protesta nga një grup demokratësh, mbështetës të Berishës. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër tij, ata kanë protestuar përpara pjesës tjetër që po prisnin Bashën.

“Turp. Hodhe gaz kundër nesh. Je i shitur, je njeri i Ramës. Basha ik. Rama ik” ishin disa nga thirrjet e grupit të demokratëve kundër Lulzim Bashës./M.M-dritare.net