Berisha ndesh besimtarët në xhami: Zoti ua pranoftë agjërimin, ndërsa neve protestën
Dritare.net

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kësaj here lideri i opozitës Sali Berisha vendosi të ndryshojë itinerarin pas tubimit të 20 shkurtit. Pas fjalës së mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai nuk iu drejtua selisë së Partia Demokratike, por u nis drejt godinës së Parlamentit.
Gjatë rrugës për në Kuvendi i Shqipërisë, Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku komentoi zhvillimet e protestës dhe dërgoi mesazhe edhe për drejtues të Policisë. Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë për agjërimin dhe besimtarët e krishterë për periudhën e Kreshmës, ndërsa për protestuesit tha se “të kenë të pranuar protestën”.
“Mesazhi është se Edi Rama është i përfunduar. Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, është Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë të cilët në mënyrë absolute do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.
E pastruam Bashkinë, siç pastruam bashkinë nga Erion Veliaj do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Veliaj, Edi Rama.
Ata do ndajnë fatin me njëri tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, vrimë miu nuk do gjejnë.
Zoti ja u pranoftë agjërimin e dhe Ramazanit, Zoti ua pranoftë të gjithë të krishterëve Kreshmën, zoti ua u pranoftë gjithë shqiptarëve protestën”, tha Berisha./K.C/dritare.net