Vrasja e dyfishtë në Divjakë/ Djali i tyre i vetëm gjeti prindërit të mbuluar me gjak!
Dritare.net
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit Hekuran dhe Fëllënxë Rrasa në Divjakë. Sipas dëshmive të para, çifti nuk ka patur konflikte më parë, ndërsa dyshohet se ka qenë konflikt i momentit. Çifti kanë lënë pas një djalë 21-vjeçar. Pikërisht ky i fundit i ka gjetur prindërit të pajetë, mbuluar me gjak, ndërsa menjëherë ka njoftuar policinë. Në dëshminë e parë ai është shprehur ":mund të ketë qenë konflikt i momentit" duke shtuar se nuk kishin debate. Vëllai i autorit në një prononcim për mediat ka thënë se konflikti mund të ketë ardhur si pasojë e ekonomisë së dobët.
"Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, ka thënë ai./M.M-dritare.net