Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci Ballës, shoqërohen disa persona!
Dritare.net
Disa persona janë shoqëruar mesditën e sotme në komisariatin e Policisë së Kombinatit.
Mësohet se të shoqëruarit janë disa besimtarë myslimanë, të cilët ditën e sotme sipas informacioneve të dritare.net do të dërgonin në kryeministri një peticion për lirimin nga regjimi 41 bis, i imamit të vetëshpallur, Genc Abduddahim Balla, i cili është dënuar për terrorizëm.
Genci Balla është dënuar me 17 vite burg nënë akuzën se rekrutonte njerëz dhe i dërgonte në Siri, për të luftuar përkrah ISIS.
Para pak javësh është vendosur që Balla të dërgohet në regjimin e posaçëm 41 Bis, por sipas informacioneve të dritare.net ai prej disa ditësh është në grevë urie.
Ndërkohë në platformat online, besimtarët myslimanë kishin përgatitur një peticion ku kërkonin largimin e tij nga regjimi 41 bis, peticion të cilin do ta dorëzonin sot në polici.
Ndër të ndaluarit është edhe Olsi Jazexhi i cili në momentin e shoqërimit ka shkruar në rrjetet sociale: Per shkak te shoqerimit nga policia ne rajonin nr.6 te kombinatit nuk mund te dorezojme peticionin sot./ I.M-Dritare.net