Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita e 10-të e protestës për Zvërnecin, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 10-të e protestës për Zvërnecin, protestuesit

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur këtë të martë në Tiranë për të vijuar protestën kundër projektit të parashikuar në Zvërnec. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, për t’iu drejtuar më pas Kryeministrisë, ku po zhvillohet tubimi kryesor.

Kundërshtimi i projektit në Zvërnec mbetet në qendër të protestës, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e qeverisë. Një pjesë e tyre kanë artikuluar gjithashtu nevojën për krijimin e një alternative të re politike./K.C/dritare.net