Dr.Fauci: Vaksinohuni kundër Covid-19! Bëhuni pjesë e zgjidhjes, jo problemit!
Dritare.net
Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci u bën thirrje amerikanëve që të vaksinohen, menjëherë sapo vaksina kundër Covid-19 të jetë në dispozicion.
Dr.Fauci shprehet se, ata që nuk pranojnë ta bëjnë vaksinën do të mbeten pjesë e problemit.
"Për sa kohë që jeni të ndjeshëm, ju jeni pjesë e problemit, jo pjesë e zgjidhjes. Kur je i mbrojtur, je një person tjetër që virusi nuk mund të ndikojë.”, -tha ai.
Eksperti tha ndër të tjera se, edhe pse dikush mund të mos përjetojë simptoma të rënda të virusit, ata e përhapin sëmundjen.
"Nëse jeni i prekur edhe nëse nuk keni shumë simptoma, fakti që jeni infektuar do të thotë që ju pa dashje po përhapni Covid-19. Pra, nëse doni të bëheni pjesë e zgjidhjes, vaksinohuni dhe thoni: “Unë nuk do të jem një nga njerëzit që do të jetë një gur themeli që virusi të shkojë te dikush tjetër.”."
Mjeku u shpreh se, nëse shumica dërrmuese e vendit vaksinohet deri në fund të tremujorit të ardhshëm, kombit mund t’i rikthehet ekonomia e fortë dhe fëmijët ndihen të sigurt pas kthimit nga shkolla./K.C/dritare.net