Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh ngjarjen

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla ndërsa ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, Marselo Aranin nga Elbasani dhe Armando Kolën nga Laçi. Përmes një deklarate zyrtare bëhet me dije se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa është vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët.

“U shpallën në kërkim shtetasit Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç (të dy të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofton policia.

U arrestuan ish-ortaku në biznes Xhino Ago, 32 vjeç, banues në Elbasan (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe roja i karburantit Kujtim Pisha, 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të 32-vjeçarit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorim 32-vjeçarit Marselo Arani, i cili dyshohet si një nga autorët e vrasjes.

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./L.F-dritare.net