Falsifikoi dokumentet, dënohet me 6 muaj burg ish-gjyqtari Luan Daci
E Martë 1 Dhjetor 2020, 12:12
Dritare.net
GJKKO ka dënuar sot me 6 muaj burg ish- gjyqtarin Luan Daci. Ky dënim i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kërkoi një vit burg për ish-gjyqtarin Luan Daci, i cili u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë. Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së.
Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar se vendimi është i gabuar dhe kontradiktor.
" Do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën", tha Daci për mediet pas daljes nga seanca. /L.F-dritare.net