Çfarë do ndodhë më 7 korrik/ Berisha: Pas shumë vitesh do shikoni protestën e një opozite të vërtetë!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se axhenda e tubimit nuk përcaktohet nga ai, por nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, ku krah PD-së bën pjesë dhe shoqëria civile.
“Një ndryshim si nata me ditën, e para kjo protestë thirret nga një opozitë e vërtetë, e cila ka vetëm një axhendë, lirinë e shqiptarëve. Nuk i tërhiqet axhendës së saj. Së dyti, cila do të jetë vazhdimësia? Ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do të përcaktojë axhendën. 7 korriku është pas shumë vitesh protesta e një opozite të vërtetë. Çfarë ka Sali Berisha në PD është treguar me 4 votime të 44 mijë anëtarë, nuk kam nevojë të bëjë gjë tjetër. Unë si kryetar i asaj partie jam aty me ato vota, nuk kam asgjë tjetër të tregojë se kush jam. Sa i përket deputetëve të PD-së, kjo protestë nuk është e Sali Berishës, por e demokratëve, ndaj e kanë të hapur derën. Partia Demokratike është bashkuar me shoqërinë civile dhe tani është një front. Prej kohësh kam thënë që do krijojë një front dhe ai është krijuar. Ata që nuk njohin kryetar partie Sali Berishën nuk njohin Partinë Demokratike, nuk njohin 44 mijë anëtarët e partisë. Mendoj se ata e njohin PD-në dhe kryetarin, përveç Ali Bashës, Bardhit apo Xhaferit. Janë një treshe e dëshpëruar, kanë probleme me veten”, tha Berisha./M.K/dritare.net