Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodh nëse Ervin Salianji përballet me Berishën. Flet Flogert Muça!

Çfarë ndodh nëse Ervin Salianji përballet me

Në një deklaratë gjatë emisionit “Dekalog” me Roland Qafokun në Dritare TV, analisti Flogert Muça e konsideroi Ervin Salianjin si figurën e vetme me potencial për të bashkuar demokratët, në një kohë kur Partia Demokratike është thellësisht e përçarë.

“I vetmi person që mund të mbledhë demokratët është Ervin Salianji, nëse do të guxojë të bëjë përballje me Sali Berishën,” tha Muça, duke theksuar nevojën për një lidership të ri dhe të guximshëm brenda të djathtës.

Sipas analistit, Salianji po shfaqet si një figurë e re dhe është i vetmi që deri më tani ka rezultuar fitues në zgjedhje, për dallim nga të tjerët në PD.

“Salianji po flet si lider. Është i vetmi hero dhe fitues në zgjedhje. S’ka asnjë tjetër,” shtoi Muça, duke nënkuptuar se partia ka mungesë figurash të besueshme dhe të suksesshme.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për Partinë Demokratike, e cila vijon të përballet me krizë identiteti dhe mungesë drejtimi, teksa Berisha mbetet ende një figurë dominante, por njëkohësisht përçarëse në kampin opozitar.

Sipas Muçës, një përballje direkte dhe e sinqertë me Berishën nga figura të reja si Salianji do të ishte një akt guximi dhe reformimi i domosdoshëm për të ardhmen e partisë./L.F-dritare.net