
Çfarë nuk u pa nga seanca, gazetarët zbardhin detaje për Belerin!
Dritare.net

Në intervistën e ditës në Dritare TV, kanë qenë të ftuar gazetarët Aida Topalli dhe Ervin Leka të cilët kanë komentuar çështjen e Belerit.
Gazetari Leka tha se seanca e sotme e mbajtur për Fredi Belerin, ka shkaktuar edhe irritim tek qytetarët, pasi e pranishme ka qenë edhe ambasadorja greke.
Sakaq shtoi se pavarësisht kërkesave të avokatëve, gjykata e posaçme ka dërguar për gjykim çështjen, lidhur me dënimin e tij.
“Pavarësisht se gjykata ka dërguar për gjykim, ka vendosur ta kalojë çështjen në një shkallë tjetër. Janë pranuar të gjithë akuzat, gjykata ka qenë e bindur se SPAK ka marrë të gjitha hetimet që janë bërë, dhe e ka kaluar në gjykim. Po pala e Belerit ka bërë një ankesë, nuk janë dorëzuar, i janë dërguar edhe Apelit për lirim nga burgu. Por gjykata e posaçme ka qenë e bindur, si duket faktet flasin vetë. Në dyert e SPAK tashmë kemi edhe gardën, ka një pjesë të policisë që qëndron aty. Qytetari ka qenë i irrituar mbi akuzat e Belerit, edhe për përfshirjen e ambasadores greke dhe Vangjel Dules, të cilët ndoqën nga afër çështjen, mund të ketë ndikim. Prania e politikës greke, si duket ka irrituar edhe qytetarin, që e konsideroi Belerin si vrasës”, tha Leka.
Nga ana tjetër, gazetarja Topalli tha se çështja Beleri, nuk është më çështje politike dhe se pala greke duhet ta kuptojë se gjyqësori dhe politika janë të ndara, pra nuk janë bashkë.
Ku theksoi se nëse Beleri do të shpallet fajtor, atëherë kërkohet që të mbajë dhe përgjegjësi.
“Mendoj se pala greke duhet të kuptojë se gjyqësori dhe politika janë të ndara, pra nuk janë bashkë. Nuk është më çështje politike. Ka pasur dhe avokatë grek, sot po ndikojnë shumë në sistemin gjyqësor shqiptar. Gjyqësori do vazhdojë të bëjë punën e vetë, Beleri duhet të mbajë përgjegjësi”, theksoi gazetarja./M.K-dritare.net

















