Foto/ Pas një jave mungesë, deputetët u rikthyen në Kuvend. Çastet që s'u panë!
E Martë 2 Dhjetor 2025, 18:06
Dritare.net

Pas një jave në terren, ku u përfshinë në problemet dhe shqetësimet e qytetarëve gjatë asaj që u quajt “java e gjelbër”, deputetët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike janë rikthyer sot në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare.
Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq i javëve që lamë pas janë në qendër të diskutimeve të deputetëve opozitarë në seancën e sotme plenare.
Në disa foto të marra nga LSA shihet deputetët dhe ministrat që i drejtohen sallës së Kuvendit dhe disa çaste nga debatet brenda Parlamentit./K.C/dritare.net