Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjërat që duhet të dini para se të notoni në det

Gjërat që duhet të dini para se të notoni në det

Një udhëtim në det tingëllon si arratisja perfekte për t’u çlodhur, por para kësaj ka disa pyetje që duhet t’i bëni vetes për sigurinë tuaj.

Miliona njerëz në botë e shijojnë notin në det, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta. Edhe pse është një mënyrë freskuese për t’u argëtuar, është e rëndësishme të merrni parasysh disa faktorë për të minimizuar rreziqet dhe për të maksimizuar kënaqësinë.

1. Si është moti?

Kontrolli i parashikimit të motit dhe kushteve të detit është thelbësor. Sigurohuni që kushtet të jenë të sigurta përpara se të futeni në ujë.

2. Si t'i mbijetoni një rrymë tërheqëse?

Rrymat tërheqëse janë më të zakonshme seç mendohet. Duhet të dini si t’i dalloni, si të veproni nëse kapeni prej tyre, dhe si të ndihmoni dikë tjetër në rrezik.

3. A ka roje plazhi?

Gjithmonë zgjidhni të notoni në plazhe ku ka roje. Nëse kjo nuk është e mundur, asnjëherë mos hyni në det vetëm. Vendndodhja e rojës së plazhit duhet të dihet për çdo rast emergjence.

4. Çfarë kuptimi kanë flamujt në plazh?

Flamujt e ngjyrosur në plazhe nuk janë dekor, por paralajmërime për sigurinë. Mësoni kuptimin e tyre para se të futeni në ujë, sidomos në vende të huaja ku sinjalet mund të ndryshojnë.

6. A dini të notoni mirë?

Edhe nëse jeni notar i mirë në pishinë, kjo nuk do të thotë se jeni gati për detin. Valët janë më të fuqishme dhe rrymat më të paparashikueshme./L.F-dritare.net