Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Federica Mogherini ndalohet në Bruksel: Hetim për mashtrim në tendera publikë

Federica Mogherini ndalohet në Bruksel: Hetim për mashtrim në

Federica Mogherini, rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim, që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (SEAE), raportohet nga mediat belge.

Sipas gazetës Le Soir, gjatë ditës janë kryer kontrolle në selinë e shërbimit diplomatik të BE-së në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bryzh.

Në total janë ndaluar tre persona, përfshirë Mogherinin. Ngjarjet që hetohen i përkasin periudhës 2021-2022, dhe akuzat përfshijnë mashtrim në tendera publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetimi fokusohet tek dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë gjatë dhënies së programit nëntëmujor të trajnimit për diplomatët e rinj, Akademinë Diplomatike të BE-së, nga SEAE tek Kolegji i Evropës. Investigatorët duan të përcaktojnë nëse Kolegji ose përfaqësuesit e tij ishin informuar paraprakisht për kriteret e seleksionimit në tender.

Prokuroria Evropiane, një organ i pavarur i BE-së për luftën kundër mashtrimeve financiare, kishte kërkuar më parë heqjen e imunitetit për disa të dyshuar, kërkesë kjo që është miratuar para kryerjes së kontrolleve./L.F-dritare.net