Hetimi që po trondit Uashingtonin. Emrat e mëdhenj që po dalin në dosjen Epstein
Dritare.net

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka konfirmuar se do të hetojë lidhjet e Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të shquar, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton.
Presidenti Donald Trump të premten tha se do t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm Pam Bondi dhe FBI-së të shqyrtojnë “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clinton dhe të tjerët “për të kuptuar se çfarë po ndodhte me ta”.
Bondi më pas deklaroi në rrjetet sociale se i kishte kërkuar Prokurorit të SHBA-së, Jay Clayton, të udhëhiqte një hetim, duke shtuar se departamenti “do ta ndjekë këtë me ngut dhe integritet për t’i dhënë përgjigje popullit amerikan”.
Clinton ka mohuar fuqishëm se kishte ndonjë dijeni për krimet e Epstein.
Interesi për marrëdhëniet e Epstein u rikthye këtë javë pasi ligjvënësit amerikanë publikuan mbi 20,000 faqe dokumente nga pasuria e tij, duke përfshirë disa që përmendin Trumpin.
Përveç Clinton, Trump tha se i kishte kërkuar Departamentit të Drejtësisë të hetojë bankat JP Morgan dhe Chase, ish-sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, i cili gjithashtu është një donator i njohur demokrat.
“Epstein ishte demokrat, dhe problemi është i demokratëve, jo i republikanëve!” shkroi ai në rrjetet sociale.
“Të gjithë e dinë për të, mos e humbni kohën me Trump-in. Unë kam një vend për të drejtuar!”/K.C/dritare.net