Italia ashpërson masat në Krishtlindje/ Shkollat dhe hotelet në mal, nuk hapen deri në janar!
Dritare.net
Ndërsa kemi hyrë në muajin e festave, qeveria italiane po diskuton shtimin e masave përgjatë krishtlindjeve dhe vitit të ri. Nga 20 dhjetori deri më 10 janar, masat kufizuese në Itali do të shtrëngohen. Ora policore do të jetë nga 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 e mbrëmjes. Edhe në natën e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, lëvizja mes rajoneve do të jetë e ndaluar. Restorantet do të jenë të mbyllura më 25 dhe 26 edhe në zonat e verdha. Shkollat nuk do të hapen të paktën deri në 7 janar. Edhe përgjatë këtij muaji, Italia do të jetë e ndarë në tri zona: të kuqe, të verdha dhe jeshile. Kështu masat e vendosura rreth një muaj më parë do të mbeten në fuqi, ndërsa duke nisur nga 20 dhjetori, do të hyjnë në fuqi masa të tjera kufizuese posaçërisht për periudhën e krishtlindjeve. Ndonëse jo ende e sigurtë, por sipas mediave italiane, shkruhet se masat shtesë do të zgjasin deri më 10 janar. Po kështu edhe hotelet në mal dhe skitë do të jenë të mbyllura. Mbetet sërish në fuqi karantina e detyruar për ata që vijnë nga jashtë./L.F-dritare.net