Ja ku u regjistruan temperaturat më të ulëta në vend!
E Diel 23 Janar 2022, 16:04
Dritare.net
Pavarësisht motit të ftohtë, ngricat dhe dëborës, të gjitha akset në vend janë të hapura. Në akset kryesore në vend, është i detyrueshëm udhëtimi me goma dimërore, ndërsa zinxhirët janë të nevojshme në aksin Ura e Çerencit-Klenjë.
Temperaturat më të ulëta, u regjistruan në Shishtavec, ku termometri shënoi -16 gradë.
Në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal./L.F-dritare.net
View this post on Instagram