Ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD!
E Diel 16 Maj 2021, 19:07
Dritare.net
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike do të mbahen më 13 qershor. Data e propozuar është bërë e ditur nga sekretari i partisë Gazment Bardhi. Zgjedhjet do të jenë sipas parimit një anëtar një votë. Deri më tani, kandidaturën për kryetar të PD e ka shpallur Fatbardh Kadilli i cili në mbledhjen e kryesisë sot, nuk i kurseu kritikat ndaj kreut aktual të opozitës Lulzim Basha./L.F-dritare.net