Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kandidatët socialistë dorëzojnë kërkesën për shkarkimin e Veliajt, ja kur mblidhet Këshilli Bashkiak

Kandidatët socialistë dorëzojnë kërkesën për

Këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës mbajtën këtë pasdite një mbledhje për të vendosur mbi procedurën e shkarkimit të kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj. Mbledhja, e drejtuar nga Megi Fino dhe e zgjatur 1 orë e 30 minuta, rezultoi me formulimin dhe firmosjen e kërkesës për shkarkim, duke përmendur mungesën 3-mujore të Veliajt në detyrë.

Votimi i propozimit është planifikuar për të martën, 23 shtator, ndërsa nuk u diskutua për mundësinë që Veliaj të flasë para këshillit. Ky hap vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili konfirmoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Avokatët e Veliajt pritet të vazhdojnë betejën ligjore, përfshirë apelimin në Kushtetuese, ndërsa vetë kryebashkiaku ka ndërprerë aktivitetin në rrjetet sociale që nga java e kaluar./K.C/dritare.net